Milan ka vendosur të mos e transferojë qendërmbrojtësin e Chelseas, Axel Disasi. Klubit të Serie A i është ofruar mundësia për të nënshkruar me francezin, por drejtuesit “kuqezi” kanë zgjedhur të mos vazhdojnë me këtë opsion. Arsyeja kryesore lidhet me kushtet e transferimit dhe me kontratën aktuale që lojtari ka.
Disasi nuk ka luajtur asnjë minutë futboll si titullar që nga rikthimi i tij nga huazimi te Aston Villa në fund të sezonit të kaluar. Gjë e cila ka ngritur pikëpyetje edhe për formën dhe ritmin e tij në fushë.
Për më tepër, mbrojtësi nuk mund të largohet nga Chelsea në formë huazimi drejt një klubi të huaj, pasi “blutë” i kanë të zëna të 6-ta vendet e lejuara për huazime ndërkombëtare. E cila do të nënkuptonte se Milani do të duhej t’a blinte përfundimisht kartonin e Disasit.
