Antonio Conte prej më shumë se 1 viti është i papunë, ku ofertat për ta rikthyer në stol kanë qenë të shumta. Trajeri italian ka parë të gjitha mundësitë me imtësi për të vendosur më pas se ku do të jetë rikthimi i tij.
Siç duket e ardhmja do të jetë në Serie A. Ish-timonieri i Totteham ka vendosur për të ardhmen dhe ka zgjedhur skuadrën që do të drejtojë në sezonin e ri.
Sipas “Rai Sport” bëhet me dije se Conte ka pranuar ofertën e Napolit. Palët thuhet se kanë arritur një marrëveshje paraprake mes tyre për një kontratë 3-vjeçare ku do të përfitonte në sezon 6.5 milionë euro. Në këtë mënyrë bie mundësia e kalimit te Milan.
54-vjeçari ka pëlqyer projektin e napolitanëve dhe beson se mund t’i rikthejë te titulli në sezonin e ri. Kujtojmë se Napoli aktualisht është vetëm në vendin e 8 në Serie a dhe këtë sezon tashmë ka ndërruar tre trajnerë.
Rai - Accordo con Conte! Pronto contratto triennale e dettata linea sul mercato: i dettagli https://t.co/77kDzYKGLH
— TuttoNapoli.net (@tuttonapoli) April 26, 2024