
Inter
Situata e Interit në repartin difensiv nuk është aspak e mirë, duke parë dhe mungesat e zikaltërve. Përveç titullarëve Bastoni, De Vrij dhe Bisseck që luajtën ndaj Cagliarit, Interi nuk kishte asnjë lojtar në rol qendërmbrojtësi në stol.
Përsa i përket ndeshje së radhës ndaj Atalantës të enjten më 2 janar, Inzaghi ka rikthyer Matteo Darmianin. Megjithatë, me ekipin nuk kanë udhëtuar për në Riyad Acerbi dhe Benjamin Pavard.
Dy qendërmbrojtësit nuk janë ende në gjendjen optimale dhe kjo ka bërë që Inzaghi t’i lërë të kryejnë rikuperimin sa më mirë. Pavard dhe Acerbi pritet të rikthehen më 12 janar për sfidën ndaj Venezias në kampionat.
Poll