Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mario Balotelli i bindur për tu rikthyer, akord me pagë ‘qesharake’ në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Mario Balotelli i bindur për tu rikthyer, akord me pagë
Mario Balotelli

Mario Balotelli ka arritur marrëveshjen verbale me Genoan.

Sulmuesi italian do të rikthehet kështu në Serie A pas disa sezonesh larg, teksa ajo që po tërheq vëmendjen e tifozëve është paga e tij.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Balotelli do të përfitojë nga 250 deri në 300 mijë euro deri më 30 qershor 2025. Por sulmuesi  34-vjeçar nuk do të nënshkruajë kontratën e tij përpara javës së ardhshme.

Mediat italiane konfirmojnë se kalimi i Balotellit në Genoa varet nga e ardhmja e Gilardinos në krye të kësaj skuadre.

Kuqeblutë presin Bolonjën në “Stadio Ferraris” të shtunën dhe një humbje ndoshta do të çonte në shkarkimin e Gilardinos.

Pronarët e tyre, “777 Partners”, shpallën falimentin në fillim të muajit tetor, duke i hapur rrugën “A-Cap”, një nga kreditorët kryesorë të tyre për të marrë drejtimin e skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga