
Që nga ardhja e tij në Milano tek skuadra e Interit, Marcus Thuram ka kaluar dy sezone të mrekullueshme. Gjithashtu ai konsiderohet ndër lojtarët më të mirë në pozicionin e tij. Për këtë çështje u përgjigj dhe vetë sulmuesi i Kombëtares franceze në një intervistë.
“A jam ndër 10 sulmuesit më të mirë në botë? Të bësh një listë, është shumë e vështirë. Por personalisht jam i bindur që jam në këtë listë. Sot, në moshën 27-vjeçare, jam në sezonin tim të tretë si qendërsulmues dhe po zhvillohem shumë.
Po bëj shumë progres dhe kam mundësinë të përmirësohem edhe më shumë si numër 9. Që i vogël e dija që babai im ishte futbollist. Vëllai im i vogël e dinte gjithashtu se babi luante futboll. Për mua është krenari, jam i lumtur që jam i biri i Lilian”, u shpreh Marcus Thuram.