Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Marashi gati për Europianin", agjenti i Kumbullës: Pres surpriza nga Shqipëria

Shkruar nga NEWSPORT
"Marashi gati për Europianin", agjenti i Kumbullës: Pres
Marash Kumbulla

Menaxheri i Marash Kumbullës, Gianni Vitali ka folur së fundmi për “TuttoMercato”. Italiani ka folur për të ardhmen e lojtarit shqiptar, teksa është ndalur edhe te Euro 2024, kompeticion në të cilin pritet që Kumbulla të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare. Gjithashtu, Vitali foli edhe për rënien e Sassuolos në Serie B, duke treguar si e ka përjetuar qendërmbrojtësi kuqezi.

“Atij i vjen keq për atë që ndodhi. Ai po kthehej nga një dëmtim i rëndë, i duhej kohë për t’u rikthyer në shpejtësi. Gjendja e tij fizike është e mirë, tani pres që Marash të jetë gati për t’u përballur me një grup të vështirë në Kampionatin Europian me Shqipërinë e tij. Tani duhet të vazhdojë këtë rrugë, por kur një lojtar përballet me disa dëmtime të caktuara, i duhet kohë”, u shpreh si fillimi Vitali.

E ardhmja?

“Do të takojmë drejtorin e ri sportiv të Romës, është normale. Roma ka marrë një profil interesant, do të shohim në të ardhmen”.

Shqipëria, një nga zbulimet në Europian?

“Unë besoj se Shqipëria mund të jetë surprizë në një grup vërtet të komplikuar. Është një ekip që ka lojtarë të rëndësishëm, Gjimshiti ngriti mbrëmë trofeun e Europa League. Është stërvitur mirë dhe ka lojtarë interesantë, do të duhet të përballet në një mënyrë serioze pasi ka vlera të rëndësishme”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga