Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Maurizio Sarri përgatit rikthimin e bujshëm, skuadra e Serie A gati t’i besojë stolin

Shkruar nga NEWSPORT
Maurizio Sarri përgatit rikthimin e bujshëm, skuadra e Serie A gati
Maurizio Sarri kur drejtonte Lazion

Maurizio Sarri është i papunë që prej marsit të vitit të kaluar kur u largua nga suadra e Lazios. 66-vjeçari e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të rifituar energjitë e shpenzuara, ndërsa ofertat dhe interesimet për të nuk mungojnë.

Sipas mediave në Itali, ish-timonieri i Napolit po përgatit rikthimin e bujshëm. Italiani po lidhet ngushtë me një rikthim në Serie A, ku skuadra e Fiorentinës e mendon për stolin e saj.

Siç dihet ekipi “vjollcë” nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një timonieri të ri. Saktësisht dueli me Leccen që do të luhet në kampionat do të jetë vendimtar për Raffaele Palladino dhe nëse ekipi nuk arrin të sigurojë 3 pikët me shuma gjasa palët mund të ndajnë rrugët.

Në këto kushte Sarri mendohet të jetë i duhuri për ti besuar stolin e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit. Kujtojmë se Sarri në Serie A ka drejtuar ekipe si Napoli, Empoli, Juventusi dhe së fundmi Lazio.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga