Hetimet e pasqyrave financiare të 3 viteve më parë, konkretisht ato të viteve 2022 të cilat e vendosën Juventusin kryefjalë të titujve të sportit, hetime të cilat ngritën pikëpyetjet më të shumta dhe ndaj krevrëve të grupit tashmë kanë një sqarim.
Presidenti i Juventusit, Gianluca Ferrero , gjatë mbledhjes së aksionarëve, ka konfirmuar se në "10 ditët e para të tetorit 2025, pasqyrat financiare të vitit 2022 u pezulluan, një vendim për të cilin kompania nuk është hetuar kurrë: me këtë, çështja penale është mbyllur përfundimisht".
Sipas Presidentit Ferrero fakti i pranimit të marrëveshjes së fajësisë nuk është asgjë më shumë se sa thjeshtë një mënyrë më e sofistikuar për të qetësuar ujërat apo dhe çështjen. Por sigurisht duke u treguar shumë i kujdesshëm që të ketë hapësirë të kuptohet se klubi vijon të mos pranojë ngulmas asgjë nga akuza e ngritura e as nga dyshimet e mundshme.
Lidhur me marrëveshjen e pranimit të fajësisë që lidhet me tre pasqyrat financiare të mëparshme, ai specifikoi se "marrëveshja e pranimit të fajësisë është një heqje dorë nga e drejta për t'u mbrojtur, por nuk nënkupton ndonjë pranim të përgjegjësisë nga ana e klubit" , përfundoi Ferrero, numri një i klubit të Juventusit.
