Spektakli Italian do të pushtojë Arabinë Saudite, sot me nisjen e gjysmë finales së parë, duel ky mes Napolit kampion dhe Milanit i cili ka qenë dhe finalist i Kupës së Italisë, më herët. Ndërsa gjysmëfinalja e dytë është përballja mes Bologna-s e cila e ka ndjerë shijen e këtij trofeu, dhe Interit i cili renditet i dyti në Seria A.
Përveç trofeut luhet sigurisht dhe për çmime ku dy gjysmëfinalistët humbës do të marrin secili nga 2.4 milionë euro, ndërsa finalisti humbës do të marrë 6.7 milionë euro. Por çmimi prej 9.5 milion eurosh do të shkojë për fituesin, plus dhe 1.5 milionë euro shtesë të lidhura me një ndeshje të mundshme miqësore kundër ekipit që fiton Superkupën lokale.
Sa i takon edicionit të vitit 2025, fondi prej 23 milionë eurosh do t’u shpërndahet klubeve pjesëmarrëse dhe më gjerë. 16 ekipet e mbetura të Serie A do të marrin 2 milionë euro, të cilat do të ndahen midis të gjitha klubeve që nuk marrin pjesë në garë.
