
Edon Zhegrova është në qendër të merkatos pas paraqitjeve fantastike me Lille në Ligue 1. Sulmuesi anësor është kthyer në të preferuarin e disa ekipeve, kryesisht italiane, të cilat kanë nisur punën për transferimitn e tij.
Në Serie A në garë për të janë Roma dhe Juventusi. Sipas mediave italiane bëhet me dije se “Zonja e Vjetër” është një hap para verdhekuqve për shërbimet e Zhegrovës. Kjo për shkak të marrëdhënieve të mira që bardhezinjtë kanë me agjentin e futbollistit “Dardan”.
Hasan Cetinkaya ka në menaxhim Zhegrovën, ndërsa mes tij dhe Juventusit në të kaluarën ka patur një bashkëpunim të mirë. juve po mendon të bëjë gati ofertën për Lille për të transferuar 25-vjeçarin në Torino.
Kujtojmë se këtë sezon Zhegrova ka luajtur me Lille në 47 ndeshje, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar edhe 10 asiste. Gjithashtu sulmuesi ka kontratë me skuadrën franceze deri në qershor të vitit 2026.