Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Luajtëm në mënyrë perfekte”, Gasperini pas fitores: Titulli? Do të vazhdojmë të ëndërrojmë

Shkruar nga NEWSPORT
“Luajtëm në mënyrë perfekte”, Gasperini pas
Gian Piero Gasperini

Atalanta arriti të fitonte me “poker” ndaj Juventusit në Serie A. Skadra e Berat Gjimshitit triumfoi 4-0 ndaj “Zonjës së Vjetër”, me bergamaskët që mbajnë kështu hapin e kryesuesve në garën për titullin kampion.

Gian Piero Gasperini ishte mjaft i lumtur pas këtij suksesi, ndërsa theksoi se ekipi bëri një ndeshje fantastike. Ndër të tjera nënvizoi se ekipi i tij duhet të luftojë deri në fund për titullin, pasi asgjë nuk është e pamundur.

“Kështu është në futbolli. Juventus ishte në një seri prej pesë fitoresh radhazi dhe vështirë se dikush mund ta imagjinonte se mund të arrihej një rezultat i tillë. Megjithatë, ne performuam në mënyrë perfekte.

Pas pesë muajsh nga tre ndeshje në javë, më në fund kemi pak më shumë kohë për stërvitje dhe rikuperim. Në dy javët e fundit të gjithë kanë qenë në gjendje normale dhe kjo duket. Mund të kishim shënuar më shumë gola para pushimit. Pasi rezultati u bë 0-2, nikoqirët humbën besimin dhe ne përfituam.

A jemi në garë për titull? Njerëzit nuk duhet të ndalojnë kurrë së ëndërruari. Edhe nëse diçka duket e pamundur, nëse besoni mjaftueshëm, mund të ndodhë. Jemi të vetëdijshëm që Interi dhe Napoli janë skuadra të shkëlqyera, kemi humbur shtatë herë radhazi nga Interi, por edhe ky mund të jetë një sinjal”, ka theksuar timonieri i bergamaskëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga