
Marcus dhe Khephren Thuram
Vëllezërit Thuram, Marcus dhe Khephren po ndjekin më së miri hapat e babait të tyre Lilian Thuram. Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze ishte një prej mbrojtësve më të mirë në Itali në vitet 1996-2006.
Djemtë e 52-vjeçarit bëjnë pjesë te Interi, që luan Marcus dhe Khephren që vesh fanellën e Juventusit. Edhe pse janë vëllezër me njëri-tjetrin, ata mbrojnë ngjyrat e dy prej rivalëve më të mëdhenj në Itali.
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Marcus u pyet për marrëdhënien e tij me Khephren. “Mendoj se ai është më i fortë se unë, sepse mund të mësojë nga babai dhe nga vëllai i madh. I uroj Khephren më të mirën, por jo te Juventusi”, u shpreh Marcus Thuram.
Poll