
Milan ia doli që të kualifikohej në 1/8-at e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë mposhtë në stadiumin “San Siro”, Leccen me shifrat e pastra 3-0. Golashënuesit ishin Pulisic, Nkunku dhe Santiago Gimenez.
Pikërisht ky i fundit ka qenë një nga më të përfolurit këto ditë, teksa goli i “zhbllokimit” erdhi. Pas ndeshjes, sulmuesi meksikan është shprehur mjaft i lumtur, duke theksuar se nuk e ka menduar kurrë të largohet nga Milan.
“Luaj në ekipin e ëndrrave dhe zemrës, për asnjë moment nuk kam menduar të largohem nga Milani. Dua të tregoj veten këtu. Vërtetë që kam gabuar shumë raste për gol, dua të përmirësohem dhe ky gol uroj të më shërbejë shumë, sepse për një sulmues kur nuk gjen rrjetën është e vështirë. Merkato? Kurrë në jetë s’kam menduar të lë Milanin”, tha Gimenez.