
Kontrata e Marko Arnautovic me Interin skadon në fund të qershorit dhe nuk do të rinovohet mes palëve. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi austriak ditën e djeshme në prononcimin pas ndeshjes Austri-Rumani.
Ai u shpreh se koha e tij tek zikaltrit ka mbaruar. “Nuk do të kthehem në Milano, koha ime tek Interi ka mbaruar. Chivu si trajner i ri? Jam shumë i lumtur për të. Ne luajtëm së bashku, jemi ende në kontakt. Ai është një trajner i ri, i etur, mendoj se ka shumë cilësi.
Dhe gjëja më e rëndësishme është se ai e do këtë ekip. Chivu e ka dashur Interin gjithë jetën e tij, tani ai po kthehet si trajner, por ende mendon si futbollist. I uroj të dyve, Interit dhe Cristianit më të mirat, shpresoj të arrijnë të fitojnë titullin sezonin e ardhshëm”, u shpreh Arnautovic.