Sonte në orën 20:45 do të luhet përballja e javës së 16-të të Serie A mes Empolit dhe Torinos. Njëri prej lojtarëve të Kombvëtares shqiptare do të vihet përballë njërit prej lojtarëve serb mbrëmjen e sotme.
Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin që do të ketë përballë sonte jo vetëm Torinon, por edhe portierin e Serbisë, Vanja Milinkovic Savic. Kapiteni i skuadrës italiane do ta nisë përballjen me serbët pak më parë se pjesa tjetër e kuqezinjve.
Rikujtojmë që sot u hodh shorti për kualifikueset e Kupës se Botës 2026, short në të cilin Shqipëria do të përballet me Anglinë, Serbinë, Latvinë dhe Andorrën.
Poll