Edoardo Bove është lojtari i cili shokoi mbarë planetin dhe botën e sportit pas momentit të rrëzimit në mes të lojës Fiorentina-Inter. Takimi u shtye pasi lojtari u transportua për në spital.
Vetë klubi ‘Viola’ ka deklaruar zyrtarisht gjendjen e futbollistit. Ekipi italian shprehet se Bove është në terapi intensive.
“Bove mbërriti në kushte të qendrueshme hemodinamike dhe analizat e para kardiologjike dhe neurologjike të kryera kanë përjashtuar mundësinë e dëmtimit akut të sistemit nervor qendror dhe të sistemit kardiak-respirator.
Gjendja e tij do të kalkulohet pas 24 orësh nën kujdesin intensiv.
Lutjet tona janë me ty, Edo!”, u shpreh në postimin zyrtar Fiorentina.
Poll