Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Milani ‘shkelmon’ momentin negativ, Djalli ‘djeg’ Leccen dhe merr fitoren e rradhës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Milani ‘shkelmon’ momentin negativ, Djalli ‘djeg’
Milan: Theo, Morata, Pulisic, Abraham

Milan 3-0 Lecce
(Morata 38', Theo 41', Pulisic 43')

Milani mposhti Leccen me rezultatin e pastër 3-0 në San Siro, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Serie A.

Një ndeshje e dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit nga kuqezinjtë që shënuan 3 herë brenda 7 minutave, nga 38 deri në 43’ për të mbyllur llogaritë që në pjesën e parë. Alvaro Morata, Theo Hernandez dhe Christian Pulisic ishin autorët e golave që i japin 3 pikët e rradhës Djallit.

E vetmaj shije e keqe nga kjo sfidë ishte kartoni i kuq i Davide Bartesaghit vetëm pak minuta sapo u inkuadrua në fushë duke i zënë vendin Theo Hernandez.

Djemtë e Fonsecas shkelmojnë kështu momentin negativ dhe marrin fitoren e dytë rradhazi në kampionat, ndaj Interit në derbi dhe sonte duke shkuar në kuotën e 11 pikëve në vendin e dytë, aq sa Torino kryesuese, por ekipet e tjera kanë një ndeshje për të luajtur.

Sfida e rradhës për Milanin do të jetë ndaj Fiorentinas në transfertë javën e ardhshme.

Formacionet zyrtare:

Milani (4-4-2) – Maignan; Emerson, Gabbia, Tomori, Theo; Pulisic, Fofana, Reijnders, Leao; Morata, Abraham. Trajner: P. Fonseca
Lecce (4-3-3) - Falcone; Dorgu, Baschirotto, Gaspar, Gallo; Pierret, Ramadani, Coulibaly; Morente, Krstovic, Rebic. Trajner: L. Gotti

GOLAT:

Goli i Alvaro Morata:

Goli i Theo Hernandez:

Goli i Christian Pulisic:

Kartoni i kuq i Davide Bartesaghi:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga