
Milan 4-0 Venezia
(Theo 2', Gabbia 16', Pulisic 25'P, Abraham 29'P)
Milani merr më në fund fitoren e parë në Serie A teksa mposhti Venezian në shtëpi me rezultatin e thellë 4-0. Llogaritë u mbyllën në pjesën e parë me 4 gola të shënuar për 29 minuta lojë duke bërë që pjesa e mbetur e lojës të ishte thjeshtë një menaxhim rezultati nga kuqezinjtë.
Vetëm 2 minuta nga starti i sfidës ishte Theo Hernandez që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në të 16-tën Gabbia dërgoi topin në rrjetë pas një këndoreje. Në minutat 25’ dhe 29’, Pulisic e Abraham kthyen në gol 2 penallti të shpejta duke mbyllur llogaritë.
Për të konfirmuar ditën e keqe të Venezias ishte edhe minuta 72’ kur shënuan golin e nderit, po ju anulua për faull në fillim të aksionit ç’ka solli edhe kartonin e kuq duke mbetur me 1 lojtar më pak.
Milani shkon në kuotën e 5 pikëve në vendin e 8-të dhe në javën e ardhshme e pret Derbi della Madonnina përballë Interit si pritës në San Siro.
Formacionet zyrtare:
Milan (4-2-3-1) – Maignan; Emerson, Gabbia, Pavlovic, Theo; Loftus-Cheek, Fofana; Pulisic, Reijnders, Leao; Abraham. Trajner: P. Fonseca
Venezia (3-4-2-1) – Joronen; Idzes, Schingtienne, Svoboda; Candela, Busio, Duncan, Caviglia; Zampano, Oristanio; Pohjanpalo. Trajner: E. Di Francesco
GOLAT:
Milan: Theo Hernandez
Milan: Matteo Gabbia
Milan: Christian Pulisic
Milan: Tammy Abraham
Karton i kuq: Venezia