
Milan 1-2 Inter
Interi është kampion i Italisë. Zikaltërit mposhtën me rezultatin 1-2 Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A.
Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke e çuar fillimisht ndeshjen në 0-2. Golat për zikaltërit u shënuan nga Acerbi dhe Thuram, ndërsa golin e vetëm për Milanin e shënoi Tomori, por kuqezinjtë nuk reaguan dot më.
Një fitore që e shpall matematikisht Interin kampion, me klubin zikaltër që qep yllin e dytë në fanellë, pasi është titulli i 20-të kampion në histori.
Serie A: Java e 33-të
Stadiumi: San Siro
Arbitër: Andrea Colombo
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Musah, Loftus Cheek, Pulisic; Leao. Trajner: Stefano Pioli.
INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram. Trajner: Simone Inzaghi.
Rastet e ndeshjes:
95+1' Calabria ndëshkohet me karton të kuq.
93' Përplasje fizike mes Theos dhe Dumfries, të dy ndëshkohen me karton të kuq.
84' Vjen momenti i Kristjan Asllanit, shqiptari merr vendin e Calhanoglu.
80' GOL! Tomori shënon për Milanin.
48' GOL! Thuram dyfishon shifrat.
39' Interi pranë të dytit, Maignan shpëton Milanin.
38' Rast i artë nga Thuram.
18' GOL! Acerbi kalon Interin në avantazh.
8' Plas sherri mes lojtarëve.
1' Starton derbi në "San Siro".