Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Pulisic e Gabbia 'ngjyrosin' kuqezi Milanon, 'Djalli' mposht Interin në derbi dhe 'shpëton' Fonsecan

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pulisic e Gabbia 'ngjyrosin' kuqezi Milanon, 'Djalli'
Milan

Inter 1-2 Milan
(Dimarco 27' / Pulisic 10', Gabbia 89')

Milani është fituesi i Derby della Madonnina. Kuqezinjtë mposhtën rivalët e përbetuar të Interit në një duel spektakolar në ‘San Siro’.

Christian Pulisic zhbllokoi shumë shpejt rezultatin me supergolin e tij në minutën e 10’ duke depërtuar mes përmes mbrojtjes zikaltër e për të mposhtur më pas portierin Yann Sommer. Federico Dimarco do të rikthente baraspeshën në minutën e 28’ për të mbyllur në balancë pjesën e parë.

E dyta foli totalisht për ‘Djallin’ që ishte dukshëm skuadra më e mirë në fushë e dukej sikur dëshironte më shumë fitoren se kundërshtarët zikaltër. Megjithatë, u desh vetëm në minutat e fundit që të shpërthente festa e pjesës kuqezi në ‘San Siro’ teksa Matteo Gabbia do të ‘fluturonte’ mbi të gjithë për të dërguar me kokë topin në rrjetë.

Milani merr 3 pikë të arta që ‘shpëtojnë’ trajnerin Fonseca i cili ishte në dyshim pas startit negative të sezonit. Kuqezinjtë pas 5 javëve kampionat renditen në kuotën e 8 pikëve në vendin e 7-të, aq sa Interi në të 6-tin.

Ndeshja e rradhës për milanezët do të jetë ndaj Lecces në ‘San Siro’ dhe Udineses në transfertë respektivisht për Milanin e Interin.

Formacionet zyrtare:

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez. Trajneri: S. Inzaghi.
Milan (4-4-2) - Maignan; Emerson, Gabbia, Tomori, Theo; Pulisic, Fofana, Reijnders, Leao; Morata, Abraham. Trajner: P. Fonseca

GOLAT:

Gol Milan: Christian Pulisic

Gol Inter: Federico Dimarco

Gol Milan: Matteo Gabbia

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga