Gjermani që dikur ka përfaqësuar ngjyrat “KuqeZi”, Olivier Bierhoff është shprehur në një intervistë dhënë së fundmi për Milanin e Fonsecas. Ai është pyetur në lidhje me ecurinë e skuadrës në Serie A por edhe në Champions.
Ish-qendërsulmuesi shprehet se në kampionat Milani e ka marrë veten pas një starti të dyshimtë dhe jo premtues në pamje të parë.
A është Milani pretendent për Scudetto-n? “Milani është gjithmonë aty mes ekipeve kandidate për të fituar titullin. Suksesi në serbi i dha një dorë të mirë ekipit emocionalisht. Mungesa e eksperiencës është i vetmi faktor që mund të prishë punë në llogaritë e titullit”, shprehet Bierhoff.
A mund të renditet mes 8 ekipeve më te mira në Champions? “Ka ende shumë rrugë përpara, janë luajtur vetëm 2 takime. Fakti që renditja është tabelore të lejon të rikuperosh. Milani ka një kalendar jo favorizues me përballje kundër gjigandëve të Europës si Bayern dhe Liverpool. Nëse ata luajnë si ndaj “Aspirinave” çdo gjë është e mundur”, e mbyll Bierhoof.
Bierhoff e sheh me sy të mirë ekipin dhe ka shpresa se Milani do të ngrihet në ato nivele ku i takon.