Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mbyllet aventura italiane, lojtari largohet nga Lazio

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllet aventura italiane, lojtari largohet nga Lazio
Felipe Anderson & Elseid Hysaj vs Sassuolo

Ndeshja ndaj Sassuolos do të jetë e fundit për Felipe Anderson me fanellën e Lazios. Fantazisti brazilian do të kthehet në vendlindje, aty ku do t’i bashkohet ekipit të Palmeiras. Anderson i jep kështu lamtumirën klubit italian pas 8 sezonesh, të ndarë në dy pjesë.

Ishte viti 2013 kur Felipe Anderson iu bashkua Lazios, ku qëndroj më pas deri në vitin 2018. Pas disa mosmarrëveshjeve me Simone Inzaghin, trajner asokohe te Lazio, brazliani u largua drejt Premier League, aty ku mbajti veshur fanellën e Ëest Ham për dy vite.

Por, në Angli nuk u përshtat dot duke bërë që në vitin 2020 të huazohej te Porto, klub në të cilin qëndroi një sezon, për t’u rikthyer përsëri te West Ham. Por, te West Ham u rikthye vetëm për të marrë valixhet, pasi po përgatitej për transferimin e zemrës. Ai u ribashkua me Lazion në vitin 2021, duke bërë një dëshirë të tijën realitet. Në 325 paraqitje me kryeqytetasit italian, Anderson ka shënuar 58 gola.

“Lazio nuk është vetëm një klub për mua, nuk është vetëm një ekip futbolli. Ky klub është një pjesë e jetës sime, unë jam rritur këtu. Për mua dhe familjen time nuk do të jetë kurrë vetëm një ekip futbolli”, thotë 31-vjeçari brazilian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga