Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Lautaro nuk ka shumë fat", Inzaghi vlerëson francezin para argjentinasit: Thuram ka shumë kualitet

Shkruar nga NEWSPORT
"Lautaro nuk ka shumë fat", Inzaghi vlerëson francezin para
Simone Inzaghi

Simone Inzaghi shijon momentin e mirë që po kalon me Interin në çdo kompeticion të mundshëm. Distanca 3 pikë me Atalantën e komenton tekniku italian duke parë edhe ecurinë e frikshme që bergamaskët kanë në Serie A. Pas suksesit me Comon, synimi tani është mbajtja e lidershipit në ligë dhe kjo hap pas hapi.

"Fitore shumë e rëndësishme. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Komplimente Komos. Ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por ne qëndruam gjithmonë të përqendruar. 

Turam ka punuar shumë mirë. Është përshtatur mjaft mirë me principet tona dhe vazhdon të përmirësohet. Është duke na ndihmuar shumë dhe duhet të vazhdojë kështu.

Lautaro? Duhet që ta shoh ndeshjen me vëmendje. Unë kam qenë sulmues dhe e di momentin që kalon një sulmues. Duhet të vazhdojë të punojë kështu. I kam thënë që të jetë i qetë dhe golat do të vijnë. Në këtë moment nuk ka shumë fat.

Duhet që ta mbyllim sa më mirë të jetë e mundur këtë vit kalendarik. Na pret një tjetër ndeshje, pastaj Superkupa e Italisë", u shpreh Inzaghi.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga