Ardian Ismajli është kthyer në personazhin kryesor te Empoli. Pavarësisht se është kapiten, me shumë mundësi futbollisti shqiptar do të ndryshojë ekip në merkaton e janarit.
Pikërisht për këtë situatë, ka folur drejtori sportiv i klubit Italian, Roberto Gemmi.
“Ismajli largohet në janar? Si në të gjitha merkatot, të gjithë kanë mundësi të ndryshme. Si gjithmonë, do të diskutojmë me Ismajlin dhe trajnerin dhe do të përpiqemi të kuptojmë dinamikën dhe do të marrim vendimet tona. Ismajli është një profesionist i madh, ne po flasim, por vetë tregu vendos kohën”, është shprehur Gemmi.
Kujtojmë që Ardian Ismajli është pjesë e Empolit që prej vitit 2021. 28-vjeçari është padyshim një pikë kyçe për ekipin. Ndërsa kontrata e tij përfundon verën e vitit të ardhshëm.