Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lajm i mirë! Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti del nga spitali

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mirë! Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti del nga spitali
Massimo Moratti

Lajm i mirë për Massimo Morattin, ish-presidentin legjendar të Interit. Pas më shumë se një muaji në spital për shkak të një pneumonie të rëndë, ai është kthyer më në fund në shtëpi.

Moratti ishte shtruar më 26 gusht në kujdes intensiv në Institutin Humanitas në Rozzano. Gjendja e tij shëndetësore kishte shqetësuar familjen dhe tifozët, por përmirësimi gradual solli optimizëm.

Gjatë gjithë qëndrimit në klinikë, 80-vjeçari kishte pranë familjen dhe vazhdoi të ndiqte me pasion ndeshjet e Interit. Dashuria e tij për klubin mbetet po aq e fortë, edhe pse ka vite që është larguar nga drejtimi i tij.

Poll

Lexo gjithashtu