
Juventus
Tre ditë përpara sfidës në kampionat përballë Udineses në kampionat, Juventusi ka marrë një lajm fantastik. Titullari i bardhezinjve Bremer, është rikthyer në kampin stërvitor në Continassa.
Mbrojtësi brazilian u pa duke kryer stërvitje individuale në Torino. Pamjet i publikoi vetë “Zonja e Vjetër” në faqen zyrtare të klubit. Tashmë rikthimi i 28-vjeçarit në fushat e lojës duket shumë afër.
Megjithatë, trajneri Igor Tudor nuk pritet ta rrezikojë mbrojtësin brazilian. Bremer pësoi një dëmtim në tetor në sfidën ndaj Leipzig në Champions League, të cilën Juventusi e fitoi me përmbysje.
View this post on Instagram
Poll