
Kylian Mbappe me fanellen e Milanit kur ishte i vogel
Kylian Mbappe ishte i pranishëm në eventin e 'Global Awards'. Sulmuesi francez u largua nga PSG dhe e ardhmja e tij pritet të jetë Real Madrid. Prezenca në këtë event duket se i shton akoma më shumë zërat, por një deklaratë e tij ka trazuar sërish ujërat.
Superylli botëror u shpreh se nëse do të shkoj një ditë në Itali, do ta bëjë vetëm për Milanin duke qenë se është një tifoz i madh që në fëmijëri.
“Futbolli italian? Nuk i dihet kurrë çfarë ndodh. E kam thënë gjithmonë, nëse shkoj në Itali një ditë do iki vetëm te Milani. Si fëmijë, kam qenë një tifoz i çmendur i Milanit dhe gjithmonë i shihja në Serie A, çdo ndeshje. E gjithë familja ime janë fansa të mëdhenj të Milanit”, tha Mbappe për Sky.
Poll