
Liverpool mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme në kampionat ndaj Manchester Cityt. Skuadra e Arne Slot triumfoi 2-0 ndaj ekipit të Pep Guardiolës.
Timonieri holandes foli pas këtij suksesi dhe u shpreh se ekipi i tij ka ende shumë punë për të bërë. Pavarësisht se kryeson i shkëputuar nga Arsenal, Slot kërkon të mbajë me “këmbë në tokë” skuadrën e tij.
“Mundja e Cityt në Etihad është gjithmonë një arritje e madhe, por vetëm tre ditë më parë, ne barazuam kundër Aston Villas dhe njerëzit thoshin se nuk ishim më të mirët. Pas tre ditësh, ne fitojmë dhe gjithçka ndryshon përsëri. Ata e dinë se sa e vështirë ishte të mposhte Wolverhampton javën e kaluar, dhe në vazhdim është Neëcastle, i cili pati një barazim 3-3 në rrethin e parë. Çdo lojë fitohet me vështirësi. Që në fillim, askush nuk na shihte si pretendentë për titull dhe askush nuk priste që City të ishte kaq larg kreut”, ka theksuar timonieri i “The Reds”.
Kujtojmë se aktualisht Liverpool kryeson në Premier League me 64 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt që është Arsenal ka arritur të grumbullojk 53 pikë.