
Inter dhe Empoli do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 21 të Serie A. Sfida që do të zhvillohet në “San Siro”, nis në orën 20:45.
Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë. Inzaghi i ka besuar përsëri fanellën e titullarit Kristjan Asllanit, i cili ka marrë shumë kritika ditët e fundit. Kjo është një mundësi e artë për shqiptarin, që të dëshmojë se sa vlen në të vërtetë.
Në krahun tjetër, te Empoli është një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare në fushën e lojës, mbrojtësi Ardian Ismajli. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Inter – Empoli.
FORMACIONET ZYRTARE:
INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Carlos Augusto; Dumfries, Barella, Asllani, Zielinski, Dimarco; Taremi, Lautaro.
EMPOLI (4-4-1-1): Vasquez; De Sciglio, Ismajili, Viti, Pezzella; Gyasi, Grassi, Maleh, Cacace; Fazzini; Colombo.