Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kristjan Asllani cilësohet ZHGËNJIM në Itali, drejtuesit e Inter i bëjnë dalje shqiptarit për yllin bavarez

Shkruar nga NEWSPORT
Kristjan Asllani cilësohet ZHGËNJIM në Itali, drejtuesit e Inter
Simone Inzaghi - Kristjan Asllani

Pas dështimit në Superkupën e Italisë përballë Milan, te Interi po mendojnë një revolucion në ekip. Ndërsa mediat italiane, si “Tuttomercatoweb” cilësojnë Kristjan Asllanin si zhgënjim.

Pikërisht për shqiptarin, drejtuesit zikaltër janë vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër mesfushor në merkaton verore. Sipas mediave italiane, Inter shfrenon fantazinë dhe tenton mesfushorin gjerman të Bayern Munich, Joshua Kimmich.

Kristjan Asllani cilësohet ZHGËNJIM në Itali, drejtuesit e Inter
Joshua Kimmich

Ky i fundit ka kontratë të vlefshme me bavarezët deri në qershor të këtij dhe ende nuk ka sinjale për rinovim.

Megjithatë, ky pritet të jetë një operacion tepër i vështirë për Inter, pasi në garë për shërbimet e Kimmich janë edhe ekipe si Barcelona dhe Manchester City.

Por nuk është vetëm Kimmich në listën e dëshirave. Mesfushori i Napolit, Zambo Anguissa është një alternativë e mundshme.

Kristjan Asllani cilësohet ZHGËNJIM në Itali, drejtuesit e Inter
Zambo Anguissa

Nëse njëri prej tyre do të mbërrinte në Milano, largimi i Asllanit do të quhej i sigurt, i cili duket se ka humbur besimin e trajnerit Simone Inzaghi pas Superkupës me Milan, ku u mposhtën 2-3.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga