Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Krisje” totale me drejtuesit, ylli i Milan flet vetëm me Igli Taren (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Krisje” totale me drejtuesit, ylli i Milan flet vetëm me Igli
Igli Tare, Mike Maignan dhe Rafael Leao

Mike Maignan është kthyer në një çështje te Milan. Portierit francez i përfundon kontrata në fund të sezonit aktual, teksa bisedimet për rinovimin kanë nisur që tani.

Mirëpo, s’do të jetë aspak e lehtë, pasi Maignan s’ka pranuar që të ulet në tavolinë me Furlanin dhe drejtues të tjerë. Me portierin momentalisht flet vetëm Igli Tare dhe trajneri Massimiliano Allegri.

Arsyeja për “krisjen” e marrëdhënieve të Maignan me Furlanin dhe vartësit e tij, është se këta të fundit i ofruan rinovimin me pagë 5 milionë euro, për ta ndryshuar në fund në 4 milionë.

Megjithatë, shpresat te klubi italian për të mbajtur në ekip një nga më të mirët, s’janë shuar ende. Tashmë pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet e treshes, Maignan – Tare – Allegri.  

Vlen të përmendet se oferta zyrtare ka pasur për 28-vjeçarin. Është “armiku i përjetshëm” Inter, që kërkon të rrëmbejë portierin e klasit botëror nga Milan.   

Poll

Lexo gjithashtu