
Lautaro Martinez
Lautaro Martinez tashmë ka firmosur kontratën e re me Interin. Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 5-vjeçare.
Rinovimi i kontratës pritet të bëhet zyrtarisht në ditët e ardhshme, me palët që vazhdojnë kështu mes tyre bashkëpunimin. Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas përfundon në qershor të vitit 2026, teksa me rinovimin e saj do të përfundojë në qershor të vitit 2029.
Me zgjatjen e bashkëpunimit, Lautaro do të fitojë 9 milionë euro në sezon. 26-vjeçari është pjesë e zikaltërve që nga viti 2018.
View this post on Instagram
Poll