Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kontratë 3 vjeçare, Aurelio De Laurentiis ‘zbras’ xhepat për Conten

Shkruar nga NEWSPORT
Kontratë 3 vjeçare, Aurelio De Laurentiis ‘zbras’ xhepat
Antonio Conte - Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis i djegur nga tre trajnerët këtë sezon, mendon çdo detaj të kontratës për t'i propozuar Antonio  Contes. Ky i fundit mezi pret në fakt të rikthehet në stol dhe të nisië stërvitjen me skuadrën e re, ndonëse ende nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e tij.

Një garë e fortë po bëhet mes Milan dhe Napolit për shërbimet e tij, me napolitanët që ndodhen në “pole-position”. Kreu i Napolit po vlerëson çdo mundësi dhe çdo detaj që të finalizojë siç duhet këtë operacion, që në dukje është shumë i vështirë për shkak të interesimeve për Conten.

Çështja financiare nuk pritet të jetë problem, pasi De Laurentiis është lodhur nga ndryshimi i 3 trajnerëve në këtë sezon dhe për Conten nuk pritet të kursehet aspak. Gjithashtu nga sa mësohet nga mediat e huaja pritet që presidenti i napolitanëve t’i ofrojë një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ditë dhe javë të “zhurmshme” do të jenë këto për Conten dhe të ardhmen e tij mes Napolit dhe Milan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga