Në Itali janë të sigurtë. Thiago Motta ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij. Sipas “Corriere dello Sport” bëhet me dije se trajneri aktual i Bolognas do të marrë drejtimin e Juventusit.
Missimiliano Allegri do të largohet nga “Zonja e Vjetër” në fund të këtij sezonit dhe Motta do ta zëvendësojë kështu në stol. Pakët kanë arritu marrëveshjen mes tyre.
Kështu Motta pritet të firmosë një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Nga kjo do të përfitojë 3.5 milionë euro në vit.
Kujtojmë se Bologna me në krye Motta këtë sezon ka arritur të zhvillojë një sezon fantastik. Skuadra emiliane ka siguruar për sezonin e ardhshëm pjesmarrjen në Champions League.
Poll