
Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti
Teksa kombëtarja shqiptare arriti të fitojë në miqësoren përballë Gjibraltarit me shifrat 1-0, Ardian Ismajli vijon fazën e rikuperimit në Itali gjatë pushimit të kombëtareve.
Mbrojtësi 28-vjeçar është rikthyer tashmë dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e radhës. Siç raportojnë mediat italiane, Ismajli ka përfunduar rikuperimin dhe me shumë gjasa do të luajë ndaj Romës më 14 shtator.
Mbrojtësi kuqezi ende nuk e ka bërë debutimin me skuadrën e Torinos dhe shpreson për javën e ardhshme. Gjithashtu, Ismajli do të gjejë dhe Kristjan Asllanin në kampin e torinezëve.
Poll