Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kolo Muani i shqetësuar, vdekja e Papa Françeskut i “prish punë” sulmuesit të Juves

Shkruar nga NEWSPORT
Kolo Muani i shqetësuar, vdekja e Papa Françeskut i “prish
Randal Kolo Muani

Ditën e djeshme ishte planifikuar që Parma dhe Juventusi të përballen për javën e 33-të të Serie A. Megjithatë, ndarja nga jeta e Papa Françeskut ka bërë që sfida të zhvendoset për ditën e mërkurë.

Nesër në orën 18:30 ekipet do të dalin në fushë për këtë sfidë të prapambetur. Siç raportojnë mediat italiane, Randal Kolo Muani ishte programuar si titullar për sfidën e nesërme, por gjërat duket se kanë ndryshuar.

Me shtyrjen e takimit për dy ditë, Kenan Yildiz ka pasur mundësi të kryejë rikuperimin e plotë dhe pritet në 11-shen startuese të Juventusit. Nëse sfida do të luhej të hënën, Kolo Muani do të ishte në formacion duke parë gjendjen optimale të turkut jo dhe aq të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga