Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Kolo Muani dhe Vlahovic bashkë në fushë? Të shohim”, Tudor: Parma i mori barazim Interit me meritë, një ndeshje e vështirë ndaj tyre

Shkruar nga NEWSPORT
“Kolo Muani dhe Vlahovic bashkë në fushë? Të
Igor Tudor

Juventusi do të rikthehet në fushë ditën e nesërme për të luajtur sfidën e javës së 33-të të Serie A përballë Parmës në transfertë. Në prag të këtij takimi, trajneri i bardhezinjve Igor Tudor ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

“Ndaj Parmës është një ndeshje e vështirë. Nuk është e thënë që do të presin dhe do të shkojnë në kundërsulm. Me Interin shtynë dhe morën një barazim 2-2, nuk e bënë rastësisht. Ata shkuan atje dhe e morën me meritë. Ne po përgatitemi me 15 lojtarë që të mos gabojmë.

Kolo Muani dhe Vlahovic bashkë në lojë? Të shohim nëse mund të ndodhë apo jo. Randal ka punuar mirë, ashtu si Conceicao.

Kemi punuar mirë, ishte një javë e gjatë dhe e shfrytëzuam për të punuar. Me Yildizin patëm disa probleme për shkak të një dëmtimi, ai punoi dje me ekipi, por të shohim. Koopmeiners gjithashtu kishte një dhimbje dhe është në rrezik për nesër. Mbangula dhe Gatti janë jashtë”, shprehet Tudor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga