Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Koha e Asllanit për të dëshmuar veten, mesfushori i Interit rrezikon disa muaj jashtë fushave

Shkruar nga NEWSPORT
Koha e Asllanit për të dëshmuar veten, mesfushori i Interit
Kristjan Asllani

Piotr Zielinski u largua nga fusha të shtunën në mbrëmje ndaj Monzës pas vetëm 4 minutash lojë pasi pësoi një dëmtim. Ditën e sotme, janë bërë të ditura dhe testet mjekësore që ka kryes mesfushori polak.

Siç raporton klubi zikaltër në një postim në faqen zyrtare, Zielinski iu nënshtrua testeve mjekësore sot. Ekzaminimet kanë zbuluar një dëmtim në këmbën e djathtë të lojtarit dhe se 30-vjeçari do të rivlerësohet në javët në vijim.

Në mediat italiane shkruhet se Zielinski do të jetë jashtë për të paktën një muaj e gjysmë ose dy. Një shans i mirë ky për Kristjan Asllanin për të marrë minuta dhe për të treguar veten me fanellën e Interit.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga