
Gjimshiti Atalanta-Juventus
Duke marrë parasysh moshën 36 vjeçar të Francesco Acerbit, Interi është futur në tregun e transferimeve për të gjetur zëvendësuesin e tij. Gjithashtu, mbrojtësi italian do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën 40 ditë.
Ideja e Simone Inzaghit për të përforëcuar repartin e mbrojtjes, është Isak Hien. Sipas mediave italiane, zikaltrit janë në ndjekje të qendërmbrojtësit suedez i cili është pjesë e Atalantës.
Çmimi që bergamaskët kërkojnë të paktën të nisin negociata është 30 milionë euro. Ekipi i Gasperinit e bleu Hien për vetëm 9 milionë euro para dy vitesh nga Verona.
Poll