
Wojciech Szczesny
Disa skuadra janë vënë pas Wojciech Szczesny. 34-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Juventusin dhe kjo ka bërë që të jetë objektivi i shumë skuadrave gjatë kësaj merkatoje.
Të shumta janë ofertat nga klubet arabe. Polaku prej 7 sezonesh është pjesë e “Zonjës së Vjetër”, teksa ia ka dalë të zëvendësojë më së miri legjendën e bardhezinjve, Gianluigi Buffon.
Një nga ekipet arabe, emri nuk bëhet ende i ditur i ka ofruar Juventusit 15 milionë euro për t ëlënë të lirë gardianin e portës. Gjithashtu futbollistit i është propozuar një pagë prej 30 milionë eurosh për 2 sezone, shumë kjo që mund të “tundojë” portierin, i cili aktualisht nuk e mendon largimin nga Juve.
Poll