Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Klubet arabe “mbushin arkat” e Milan, 200 milionë euro për 2 yjet e kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Klubet arabe “mbushin arkat” e Milan, 200 milionë euro për
Hernandez - Leao

Merkatoja e verës do të sjellë shumë ndryshime te disa skuadra. Një prej tyre do të jetë edhe Milani. Paraqitjet zhgënjyese këtë sezon kanë “detyruar” drejtuesit të mendojnë të bëjnë shumë ndryshime.

Disa lojtarë do të largohen si të padëshiruar, pasi nuk kanë bindur, e disa të tjetër do të shiten për të sjellë të ardhura në klub. E për ëktë nga Arabia Saudite vijnë “milionat”.

Kjo pasi skuadra e Al-Ettifaq kërkon 2 yjet e kuqezinjve. Bëhet fjalë për Rafael Leao dhe Theo Hernandez . Sipas “ Fichajes” bëhet me dije se arabët po bëjnë gati ofertën për 200 milionë euro për të dy futbollistët.

Një shumë tunduese për milanistët, të cilët me shitjen e portugezit dhe francezit do të grumbullonin të ardhura për të rindërtuar ekipin në merkaton e verës. Gjithsesi duhet edhe pak muaj deri në hapjen e merkatos dhe suprizat nuk pritet të mungojnë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga