Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Klose i 'shkel syrin' Lazios: Lotito e di, unë dua që një ditë të jem trajner i tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Klose i 'shkel syrin' Lazios: Lotito e di, unë dua që
Claudio Lotito (m) & Miroslav Klose (d)

Miroslav Klose ka folur së fundmi në një event të zhvilluar në kuadër të prezantimit të Kampionatit Europian në Gjermani, në Villa Almone. Klose ceku disa tema, teksa u ndal më gjatë te dëshira e tij për të drejtuar ekipin e Lazios.

Ish-sulmuesi gjerman thotë se presidenti i Lazios, Claudio Lotito është në dijeni për dëshirën e tij. Por shton se gjithçka mbetet në dorën e presidentin, megjithatë Klose ende shpreson.

“Lotito e di që unë kam dëshirën për të trajnuar Lazion një ditë. Sigurisht që do të jetë në dorën e tij të vendosë. Sot ai bëri një zgjedhje tjetër, por ndoshta një ditë do të jem unë trajneri i Lazios. Askush se di ç’do të ndodhë, por unë shpresoj kështu”, ka thënë Klose.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga