
Milan
Stabiliteti i Strahinja Pavlovic në Milano duket se është lëkundur së fundmi. Për mbrojtësin e kombëtares serbe ka patur orët e fundit interes nga një klub i Premier League.
Bëhet fjalë për Crystal Palace, që së fundmi ka kontaktuar kuqezinjtë për shërbimet e mbrojtësit të tyre. Sipas mediave angleze, Pavlovic e ka refuzuar ofertën e klubi britanik për të qëndruar në Milano.
Milan e bleu mbrojtësin 23-vjeçar nga Salzburg verën e vitit të kaluar për shumën e 18 milionë eurove. Këtë sezon në Serie A, Pavlovic ka regjistruar 11 paraqitje me fanellën kuqezi.
Poll