
Kevin De Bruyne është lojtar i ri i Napolit. Të enjten e kaluar mbërriti njoftimi zyrtar dhe sot klubi blu publikoi intervistën e parë të ish-lojtarit të Manchester Cityt si napolitan. Ai ndër të tjera theksoi se ka ardhur në Napoli për të korrur sukses: “Unë jam fitues. Dua të fitoj ndeshje. Gjithmonë kam qenë kështu, e urrej humbjen.
Ekipi fitoi Scudetton vitin e kaluar, kështu që janë në Champions. Mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Ekipi dëshiron të fitojë, janë ambicioz. Një skuadër e mirë. Ishte një projekt emocionues për mua dhe shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin të arrijë qëllimet e tij. E njoh Romelun Lukakun që kur ishte 13 vjeç.
Ai foli shumë mirë për ekipin, për qytetin, kështu që mezi pres të bëjmë diçka së bashku. Romelu dhe Dries e njohin shumë mirë qytetin, ata mund të më shpjegojnë se si funksionon, si janë njerëzit, si është të jetosh këtu. Por unë e kuptoj pak. Sigurisht, duhet të mësohem me të, duhet të mësoj pak italisht, por jam i emocionuar.
Është diçka e re për mua. Kam kaluar 10 vjet në Angli, por mendoj se do të jetë një përvojë e shkëlqyer për mua dhe familjen time. Mezi pres. Të dashur tifozë, jam këtu për të fituar!”.