
Napoli ka ende 4 ndeshje në Serie A për të luajtur, në rast se arrin t’i fitojë të gjitha do të shpallet kampion i Italisë. Sfida e radhës e napolitanëve është të shtunën në orën 18:00 përballë Lecces në transfertë.
Një sfidë kjo ku mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është projektuar të luajë në qendër të mesfushës. Siç raportojnë mediat italiane, ish-mesfushori i Partizanit do të luajë në qendër të treshes së mesfushës, ndërsa në krah do të ketë Coulibaly dhe Pierret.
Lecce e Ramadanit nuk është aspak në një situatë të mirë pak javë përpara përfundimit të kampionatit italian. Skuadra e shqiptarit pozicionohet në vendin e 17-të një vend larg zonës së ftohtë, me dy pikë larg dhe do të luftojë të dalë me pikë ndaj Napolit.