
Roma triumfoi ndaj Genoas dhe verdhekuqtë ‘blindojnë” vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit. Pozicion ky që të çon në Europa League për sezonin e ri.
Te Roma ka ende shpresë për Champions League dhe kjo varet nga Atalanta. Skuadra e Berat Gjimshitit nëse fiton ndaj Leverkusen në finalen e Europa League, atëherë Roma do të fitonte të drejtën të luajë në Chmapion sezonin e ardhshëm.
Pas fitores me Genoan ka folur Daniele De Rossi. Italiani ka theksuar sse skuadar e tij ka bërë një punë fantastike. Ndër të tjera ai premton se vitin e ardhshëm do të jenë mes 4 ekipeve më të mira në kampionat.
“Kemi bërë një punë fantastike dhe dua të falënderoj të gjithë futbollistët për atë që kanë dhënë nga muaji janar e deri tani. Jam shumë i kënaqur, por sigurisht që nuk mjaftohem me kaq, pasi sezonin e ardhshëm duhet të rikthejmë Romën mes 4 ekipeve më të mira në Itali.
Merkato? Të them të drejtën, gjatë kësaj kohe kam bërë edhe pak skautin, duke menduar organikën e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Kam shumë emra në mendje, por fillimisht duhet të flas me drejtuesit mbi projektin, mundësitë dhe strategjinë që do të duhet të ndjekim. Do të doja të vazhdoja përpara me pjesën më të madhe të futbollistëve aktualë, por edhe duke shtuar disa element që do të na bënin edhe më të fortë”, përfundoi timonieri i verdhekuqve.