
Lautaro, Thuram
Pas dëmtimit të Denzel Dumfries ditën e djeshme ndaj Atalantës, Interi ka marrë një tjetër lajm jo të mirë. Marcus Thuram ka braktisur grumbullimin me Kombëtaren e Francës.
Bëhet fjalë për një shqetësim në kyçin e këmbës së majtë. Sulmuesi i zikaltërve u vizitua nga mjekët e kombëtares së tij ditën e sotme dhe ka ndierë dhimbje të përsëritura në zonën që ka lënduar javë më parë.
Kjo ka bërë që Thuram të lërë kombëtaren e tij dhe të rikthehet në Milano për të vazhduar fazën e rehabilitimit. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë periudha e rikuperimit të tij dhe a do të jetë gati për Interin për ndeshjet e rëndësishme ndaj Bayernit.
Poll