
Milani dhe Stefano Pioli pritet që të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit italian janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin dhe po shohin shumë opsione.
Pas Antonio Contes, Van Bommer, De Zerbit, Fonsecas apo Conceicao, Milani ka ‘piketuar’ një tjetër trajner.
Mauricio Pochettino, trajneri argjentinas që momentalisht drejton Chelsean është vënë në shenjestër nga drejtuesit Milanit. Pochettino pritet ta mbyllë me “Blutë e Londrës” dhe Milani e pëlqen shumë teknikun argjentinas.
Tekniku 52-vjeçar që ka trajnuar edhe Armando Brojën te Chelsea, shihet nga drejtuesit e Milanit si perfekti për projektin e sezonit të ri. Pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes palëve.
