Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ka refuzuar oferta nga Premier League dhe Arabia Saudite, Amir Rrahmani gati të firmosë kontratën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Ka refuzuar oferta nga Premier League dhe Arabia Saudite, Amir Rrahmani gati
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani do të vazhdojë të qëndrojë te Napoli, të paktën edhe disa sezone. Kjo pasi palët mes tyre kanë një marrëdhënie të mirë dhe drejtuesit e stafi janë të kënaqur me performancën e shqiptarit.

Lideri i prapavijës pritet të rinovojë me napolitanët. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet që të firmosin deri në vitin 2029.

Padiksutim që me zgjatjen e kontratës do të ketë edhe rritje nga ana financiare, teksa ndjehshëm pritet të përmirësohet edhe paga e futbollistit.

Siç dihet Rrahmani ka refuzuar disa oferta nga Premier League dhe Arbia Saudite për të vazhduar qëndrimin e tij në Napoli dhe për të tentuar të fitojë sërish titullin me Antonio Conten.

Poll

Lexo gjithashtu