Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ka “miratimin” e tifozëve, një interist kandidat për stolin e Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Ka “miratimin” e tifozëve, një interist kandidat për
Milani

Milan po vuan jashtëzakonisht shumë për të gjetur zëvendësuesin ideal të Stefano Piolit. Kuqezinjtë prej kohësh po punojnë për të gjetur një emër potencial, por herë pas herë kanë mospëlqimin e tifozëve, me këto të fundit që mesa duket kanë vendosur të jenë vendimtarë në zgjedhjen e trajnerit.

Kështu sipas raportimeve të fundit nga Italia bëhet me dije se një tjertër emer ka dalë në skenë si kandidat për stolin e kuqezinjve. Këtë herë bëhet fjalë për Sergio Conceicaio, i cili aktualisht është në krye të Portos.

Portugezi e njeh mjaft mirë kampionatin italian, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Interit, Lazios dhe Parmës. Interesant është fakti se tifozët e Milan kanë dhënë miratimin e tyre nëpërmjet një sondazhi.

Gjithsesi drejtuesit e Milan po studiojnë me imtësi çdo alternativë dhe më pas do të vendosin për trajnerin e ri të tyre që njëkohësisht do të zëvendësojë në stol Stefano Piolin. Kujtojmë se Roberto Martinez, Mark Van Bommel si dhe Maurizio Sarri janë emrat e tjerë që përfliten.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga